Zidane zbulon fajtorin e humbjes nga Rayo Vallecano

Futboll

Zidane zbulon fajtorin e humbjes nga Rayo Vallecano

Më: 29 prill 2019 Në ora: 08:22
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane e ka të qartë pse Real Madrid u mposht nga Rayo Vallecano në La Ligë.

Real Madrid pësoi humbjen e 10-të të sezonit në La Ligë duke u mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1:0.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane e ka të qartë arsyen e disfatës së re.

“Ne nuk kemi bërë asgjë nga minuta e parë e deri tek e fundit”, u shpreh Zidane pas ndeshjes.

“Nganjëherë, kur nuk shënoni, ju krijoni raste. Ne nuk luajtëm aspak. Ne duhet të jemi shumë të hidhëruar, unë jam. Sepse kemi lënë një imazh të keq dhe unë jam përgjegjës, jo vetëm futbollistët. Ne duhet të kërkojmë falje për atë që kemi bërë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat