Juventus? Jo, ky është klubi me të cilin do të nënshkruajë Zaniolo

Futboll

Juventus? Jo, ky është klubi me të cilin do të nënshkruajë Zaniolo

Më: 29 prill 2019 Në ora: 14:52
Nicolo Zaniolo

Claudio Vigorelli ka bërë të ditur se reprezentuesi italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Romën.

Nicolo Zaniolo vazhdon të zgjojë interesim nga klube të mëdha evropiane.

Mesfushori i talentuar i Romës spekulohet se kërkohet edhe nga rivali i Serie A, Juventus.

Por, menaxheri i tij, Claudio Vigorelli ka bërë të ditur se reprezentuesi italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Romën.

“Unë nuk mund të them asgjë tjetër përveç se të konfirmoj dëshirën tonë për të vazhduar me Romën”, u shpreh ai për “Il Romanista”.

“Andaj, mendoj se edhe për klubin do të jetë një prioritet vazhdimi i kontratës së tij”, theksoi Vigorelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat