Ibrahimovic: Mourinho më pat “masakruar” një herë!

Futboll

Ibrahimovic: Mourinho më pat “masakruar” një herë!

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:40
Ibrahimovic dhe Mourinho

Sulmuesi suedez e ka kujtuar një rast kur kishte marrë kritika të ashpra nga trajneri portugez në kohën kur të dy ishin në Inter

Në një intervistë dhënë kanalit “YouTube Bethard”, Zlatan Ibrahimovic e ka kujtuar humbjen e Interit nga Atalanta, që kishte ndodhur më 18 janar të vitit 2009.

Suedezi nuk do ta harrojë kurrë përfundimin e pjesës së parë të asaj ndeshjeje.

“Më kujtohet kur ishim duke e humbur një ndeshje, ishte në fund të pjesës së parë kundër Atalantas nëse nuk gaboj. Në ditën tjetër më duhej ta merrja një çmim si futbollisti më i mirë në Itali, por përpara skuadrës, Mourinho më pat thënë se do të duhej të turpërohesha për ta marrë atë çmim”, kujton Ibra.

“Me mënyrën se si je duke luajtur, nuk e meriton as gjysmën e këtij çmimi”, kishte shtuar “Special One”.

Ibra nuk ndalet me kaq. “Ishim në dhomën e zhveshjes dhe ai më ‘masakroi’, më maltretoi, kështu që unë ia ktheva: ‘Ok, nuk po luaj mirë, ndoshta mund të bëj më mirë’”.

“Ne megjithatë e humbëm lojën, por së paku në pjesën e dytë shënova gol, duke i zbutur kritikët”, nënvizoi ai.

Ibrahimovic e konsideron Mourinhon si trajner me autoritet dhe special, ashtu siç edhe e ka nofkën.

“Kam pasur situata edhe më parë kur jam maltretuar nga trajnerët në mënyra të ndryshme. Dallimi me Mourinhon është se atij i pëlqen të ta thotë direkt, e thotë në mënyrën e tij sepse ka personalitet”, përfundoi Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat