E pabesueshme, për kaq miliona Barcelona e kishte transferuar Ronaldon

Futboll

E pabesueshme, për kaq miliona Barcelona e kishte transferuar Ronaldon

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:30
Ronaldo Luis Nazario de Lima

Ronaldo Luis Nazario de Lima është një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit botëror.

Ish sulmuesi brazilian me shpejtësinë e tij dhe teknikën lartë kishte bërë për veti gjithë botën e futbollit.

Ronaldo hapat e parë në futboll i kishte nisur me skuadrën braziliane, Cruzeiro, në vitin e largët 1993, duke shënuar 12 gola në 14 paraqitje.

Magjinë e këmbëve të tij në futbollin evropian e kishte sjellë klubi holandez, PSV.

‘O Fenômeno’ për dy sezone me fanellën e PSV shënoi 42 gola në 46 paraqitje.

Tregu i transferimeve ndër vite ka ndryshuar dhe në vitet e fundit është në limitet e tij, pasi paguhen shumë të mëdha parash për futbollist që ndoshta nuk kanë vlerë as dhjetë milionë euro.

Gjiganti spanjoll, Barcelona e kishte transferuar për vetëm 12.8 milionë euro, një shumë e vogël krahasuar me shumat marramendëse që paguhen tani.

Po të ishte aktiv tani legjenda braziliane sigurisht se do të mbante rekordin si transferi më i shtrenjtë në histori.

Madje, rekordin si transferi më i shtrenjtë e mban një bashkëkombas i tij, Neymar Jr, i cili ishte shitur për 222 milionë euro nga Barcelona në PSG.

Ronaldo gjatë karrierës së tij ka fituar dy herë ‘Topin e Artë’ dhe njëherë Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat