Zyrtare: Ish-kapiteni rinovon kontratën me Interin

Futboll

Zyrtare: Ish-kapiteni rinovon kontratën me Interin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 20:30
Pamje

Tashmë është zyrtare, Ranocchia ka rinovuar kontratën me Interin deri më 2021. Ai është pjesë e Interit që nga viti 2010 dhe ka bërë 194 paraqitje, teksa ka shënuar 12 gola.

Ish-kapiteni i skuadrës zikaltër, tashmë 31 vjeç, Andrea Ranocchia, ka shuar kështu zërat se do të largohej në fund të sezonit. Ai ka rinovuar kontratën me skuadrën e Interit deri në vitin 2021.

Kontrata e mëparshme e Ranocchia skadonte në fund të këtij sezoni (30 qershor 2019). Gjithsesi, palët kanë rënë dakord që ta shtyjnë atë deri në vitin 2021.

Ranocchia do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon, plus bonuse që kanë lidhje me praninë e tij në fushë.

Ranocchia është pjesë e Interit që nga viti 2010, por ka bërë vetëm 194 paraqitje për nëntë sezone, teksa ka shënuar 12 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat