Munishi flet për largimin nga Vëllaznimi, e zbulon këtë detaj

Futboll

Munishi flet për largimin nga Vëllaznimi, e zbulon këtë detaj

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:11
Ismet Munishi

Ismet Munishi ishte kthyer për herë të dytë tek Vëllaznimi, kësaj radhe me mision për ta rikthyer në Superligë.

Por ajo që e kishte planifikuar ai, nuk doli ashtu.

Tekniku i njohur kosovar është rikthyer të flas për aventurën e tij te klubi gjakovar, derisa ka sqaruar edhe arsyet e largimit të tij në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.

“Kemi bërë një skuadër jashtëzakonisht të mirë, kemi bërë paraqitje të mira. Determinuese ka qenë humbja nga Trepça’89 në Kupë”, tha Munishi në “90 Plus”.

“E kam parë që edhe kryesia nuk ka qenë këmbëngulëse që unë të vazhdoj në klub. Por, Vëllaznimi ka ende gjasat për inkuadrim në Superligë”, përfundoi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat