Nëna e Rabiot, kundër Al-Khelaifi: “I keqtrajtuar padrejtësisht!”

Futboll

Nëna e Rabiot, kundër Al-Khelaifi: “I keqtrajtuar padrejtësisht!”

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:21
Adrien Rabiot

Nëna, njëherit agjentja e Adrien Rabiot, ka thënë se djali i saj, është  “I keqtrajtuar padrejtësisht!”.

Veronique Rabiot, mamaja njëherë menaxherja e mesfushorit francez Adrien Rabiot ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj presidentit të PSG, Al-Khelaifi.

Në një intervistë për “AFP”, ajo deklaroi: “Nëse Adrien do të ishte gjobitur për diçka të drejtë, atëherë do të ishte ndryshe. Përkundrazi, të gjithë shokët e tij të ekipit e dinë që ai është keqtrajtuar dhe sot ai vuan pa thënë asgjë”.

“Al-Khelaifi i hoqi qetësinë, PSG nuk mund të mbyllë një sy kur një prej futbollistëve të mirë të ekipit keqtrajtohet në sytë e të gjithëve”, vijoi mamaja dhe menaxherja e Rabiot.

Mesfushori është jashtë planeve të Tuchel dhe klubit prej shumë kohësh për shkak të vendimit të tij për të mos rinovuar kontratën.

Rabiot do të largohet nga PSG-ja më datë 1 korrik kur edhe i skadon kontrata me ekipin nga Parisi.

Rabiot është pjesë e PSG-së që shumë vite. Fillimisht si pjesë e të rinjve më 2010, e nga viti 2012 u bë pjesë e ekipit të parë, ku deri më sot ka bërë 227 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat