Pochettino mezi pret ndeshjen me Ajaxin

Futboll

Pochettino mezi pret ndeshjen me Ajaxin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:47
Traineri i Tottenham

Mauricio Pochettino ka kërkuar nga lojtarët e tij që të harrojnë mungesat dhe të luajnë si ekip për të mposhtur një super skuadër të talentuar si Ajaxi.

Atyre përveç Harry Kane, që ka shënuar shumicën e golave, 24 në 39 ndeshje, do t’ju mungojë edhe Son Heung-min, i cili ka realizuar 20 gola në 45 paraqitje.

Sido që të jetë, Pochettino thotë se Tottenham do të luajë si ekip, dhe nuk do të bazohet në individ, andaj nuk beson se do të vërehet mungesa e dy lojtarëve të lartpërmendur.

Tottenhami arriti në gjysmëfinale pasi eliminoi Manchester Cityn, kurse Ajaxi Juventusin.

“Do të luajmë si ekip. S’më intereson kush do të shënojë. Natyrisht, është shqetësim kur nuk i ke të gjithë lojtarët, por gjithçka është në mënyrë kolektive dhe ne do të luajmë si ekip”, tha ai.

“Kemi shpirt brenda ekipit për të arritur diçka dhe gjithçka është e mundshme”.

“Jo shpesh kemi pasur shansin të luajmë në gjysmëfinale të Champions League, duhet të jemi gati, është shumë ngazëlluese”.  

“Jemi dy ekipe pak a shumë të ngjashme. Atyre u pëlqen të luajnë futboll të bukur, do të jetë një natë fantastike në stadiumin tonë”, shtoi ai mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat