Cana: Këto janë tri momentet në jetë që më kanë bërë të qaj

Futboll

Cana: Këto janë tri momentet në jetë që më kanë bërë të qaj

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:11
Cana: Këto janë tri momentet në jetë që më kanë bërë të qaj

Ish-futbollisti legjendar i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, ka zbuluar se cilat kanë qenë tri momentet më prekëse në jetën e tij, që e kanë bërë të qajë.

Ish-mbrojtësi Lorik Cana tani është ambasador i Grassroots për futbollin e fëmijëve në Shqipëri. Këtë pozitë e mori më 26 tetor të vitit 2017 pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përderisa punon për t’ia rritur fëmijëve mundësitë që ta zhvillojnë një karrierë të suksesshme në futbollit, Cana u përball me pyetjet e pikërisht fëmijëve pasi ishte i ftuar në emision “Në kurthin e Piter Panit”.

Fëmijët e pyetën Canën se cilat janë momentet që e kanë bërë atë të qajë gjatë jetës së tij.

“Kam qarë kur ka ardhur në jetë djali im, kur Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe kur gjyshi im është ndarë nga jeta”, është përgjigjur Cana.

Shqipëria i nisi kualifikimet për në Kampionatin Evropian 2016 me fitore të madhe 1:0 si mysafire kundër Portugalisë. Ky rezultat u ndoq me barazimin 1:1 me Danimarkën në stadiumin Elbasan Arena, që sapo ishte rinovuar.

Pasi e mposhti 3:0 Armeninë në ndeshjet e fundit, Shqipëria shkroi historinë duke u kualifikuar për EURO 2016, pasi që kjo ishte hera e parë që Kombëtarja kuqezi ishte kualifikuar për një turne të madh.

Gjatë Kampionatit Evropian në Paris, Shqipëria humbi me rezultat 1:0 ndaj Zvicrës dhe 2:0 kundër Francës. Ata e mundën Rumaninë me rezultat 1:0, mirëpo përfunduan në pozitën e fundit në listën me ekipet në vendet e treta në grupe dhe nuk arriti ta kalojë fazën grupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat