Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Werder Bremenin në kampionatin gjerman. Shqiptari i Kosovës ka arritur të realizojë 10 gola këtë sezon, teksa ka dhënë dhe 3 asistime.
Paraqitja fantastike e Rashicës ka zgjuar interesin e shumë klubeve në merkato, teksa së fundmi prestigjiozia britanike “Daily Mirror”, raporton se futbollisti është piketuar nga Bayerni i Munihut.
Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe anglezët e Crystal Palace, teksa pritet një merkato e nxehtë këtë sezon. Kujtojmë që në ndeshjen e para pak ditësh në Kupë ndaj Bayernit, Rashica, arriti të shënonte dhe të jete asist në vetëm 2 minuta.