“Kërcënon” Messin

Futboll

“Kërcënon” Messin

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:10
“Kërcënon” Messin

Liverpooli është pengesa e fundit e Barcelonës për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve. Përplasja gjysmëfinale fillon nesër në “Camp Nou”, ku ekipet do t’i përziejnë kartat e tyre. Te Liverpool nuk ndjehen më inferiorë ndaj askujt. Ata luajtën në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, dhe tani shpresojnë ta përsërisin përvojën, madje ta fitojnë kompeticionin. 

Mbrojtësi qendror hollandez, Virgil Van Dijk, beson në aftësitë e ekipit të tij për t’i eliminuar kampionët spanjollë. Ai nuk ka frikë nga Messi. Përkundrazi, mezi po pret të luajë në Barcelonë. "Messi është lojtari më i mirë në botë, por ne jemi përgatitur mirë. Kemi një ekip të mirë për ta përballuar me sukses kundërshtarin. Natyrisht, nuk shkojmë pë pushime në Barcelonë", - tha mbrojtësi i “Reds” për “Liverpool Echo”.

Van Dijk është një nga yjet e skuadrës angleze, i saponjohur nga kolegët e tij si më i miri i sezonit në Premier League. Ai ka besim në potencialin e Liverpool, që vazhdon të aspirojë titullin në Angli dhe trofeun e Champions-it: "Ju e shikoni se si kemi luajtur, se si jemi mbrojtur... Nuk do të mbrojmë një kundër një, as Messin. Ne mbrohemi dhe sulmojmë së bashku, kështu që le të presim se çfarë do të ndodhë. Jemi gati".

Holandezi nuk e fsheh se Barcelona është një kundërshtar tepër i vështirë: "Ne duhet të jenë të përgatitur për një ndeshje të vështirë, e tillë do të jetë në “Camp Nou”. Shpresojmë të marrim një rezultat të mirë për kthimin në “Anfield”. Qëllimi ynë është për të shkuar në finale. Për këtë bazohem te grupi ynë i lojtarëve, te trajneri Jurgen Klopp dhe mënyra se si luajmë. Shkuarja jonë në finale nuk mendoj se do të ishte surprizë për askënd".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat