Klopp merr lajmin e mirë para sfidës me Barcelonën

Futboll

Klopp merr lajmin e mirë para sfidës me Barcelonën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:02
Jurgen Klopp

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino është stërvitur me skuadrën sot në prag të ndeshjes që Liverpool do të luajë të mërkurën në Champions League ndaj Barcelonës. Një lajm i mirë ky për trajnerin Jurgen Klopp, që nuk e ka patur në dispozicion lojtarin në dy takimet e fundit në Premier League, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Klopp tha se rikthimi në stërvitje i Firmino është lajmi më i mirë para kësaj sfide në “Camp Nou, por: “Nuk ju garantoj 100% nëse do të jetë në fushë si titullar apo jo. Nuk e kam marrë ende një vendim përfundimtar për të. Do të pres edhe 24 orë para se të vendos. Pas drekës, të mërkurën pasdite, do të vendos formacionin”, tha Klopp.

Bashkë me Firmino është rikthyer në stërvitje edhe Fabinho, që ashtu si Firmino nuk luajtur në ndeshjen e fundit në Premier. “Nuk doja të riskoja, pasi kishte një problem të vogël, por tani është gati. Do të luajmë ndaj një ekipi të madh, ndaj prania e tyre është e rëndësishme. Dy rikthime të rëndësishme”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat