Zidane largohet nga Reali

Futboll

Zidane largohet nga Reali

Më: 30 prill 2019 Në ora: 20:33
Zinedine Zidane

Çështja e portierëve te Real Madrid është ende e pazgjidhur. Pas belgut Thibaut Courtois një tjetër portier që pritet të largohet nga skuadra “merengues” në fund të sezonit është Luca Zidane. Ai është djali i trajnerit Zinedine Zidane.

Sipas “Don Balon”, portieri 20-vjeçar Luca Zidane, që me Real Madrid ka luajtur vetëm 2 ndeshje si titullar, pritet të shkojë në Francë. Skuadra e Ligue 2, Clermont, i ka bërë një kërkesë Realit për ta marrë portierin në formë huazimi për një vit, duke i dhënë mundësi që të luajë si titullar.

Për momentin, Luca Zidane është regjistruar si portieri i tretë i skuadrës “los blancos”, ndaj nuk ka gjasa që të aktivizohet shumë edhe sezonin tjetër. Trajneri Zinedine Zidane pritet të japë “dritën jeshile” që djali i tij të largohet dhe të luajë si titullar në një ekip tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat