Thjeshtësia e një talenti, largohet nga stadiumi me biçikletë me qira!

Futboll

Thjeshtësia e një talenti, largohet nga stadiumi me biçikletë me qira!

Më: 30 prill 2019 Në ora: 20:41
Ander Barrenetxea

Djali në foto quhet Ander Barrenetxea, vetëm 17 vjeç dhe talent i Real Sociedad. Eshtë i pari lojtar i datëlindjes 2001 që debuton në La Liga dhe konsiderohet si ndër më premtuesit e futbollit iberik.

Në fushë, në përballjen ndaj Getafes, më i miri, u largua mes duartrokitjeve të "Anoeta"-s, që u ngrit në këmbë për të.

Në fund të ndeshjes, përgëzimet ishin të shumta, aq sa u bë pjesë edhe e formacionit  "Top 11" të javës. Në të gjithë këtë ekzaltim, një sjellje e tij ka goditur të gjithë.

Ander bëri dush dhe u vesh, më pas teksa të gjithë shokët e ekipit morën makinat e tyre dhe u larguan drejt shtëpisë, shkoi te zhbllokonte kodin e biçikletës së marrë me qira dhe nisi të pedalonte drejt shtëpisë.

Duke qenë 17 vjeç, ende nuk ka patentë, por veç kësaj refuzon dhe shoferin që klubi i ka vënë në dispozicion.

Në një botë ku edhe 14 vjeçarët që kanë agjentë dhe pas një pasimi kërkojnë rritje rroge dhe kontrata "big", një thjeshtësi e tillë bën zhurmë dhe na duhet vetëm ta duartrokasim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat