Pochettino: Gabova taktikisht, duhet të kemi besim te përmbysja

Futboll

Pochettino: Gabova taktikisht, duhet të kemi besim te përmbysja

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:03
Mauricio Pochettino

Deklarata e trajnerit të Tottenham Mauricio Pochettino pas ndeshjes për mikrofonat e BT Sport. 

“Mendoj se nuk e nisëm mirë pjesën e parë. Ata treguan më shumë energji se ne, mendoj se ishte mungesa jonë e energjisë që e bëri ndeshjen e vështirë. 

Filluam të luanim më mirë me kalimin e minutave, por duhet të kishim filluar mirë që në fillim. 

Pasi pësuam golin filluam të luanim më mirë. Sissoko solli energji të mirë. 

Në pjesën e dytë u munduam të sulmonim dhe krijuam mundësi. Ishte një ndeshje e barabartë në pjesën e dytë. Disavantazhi është i vogël. Duhet të kemi besim te përmbysja.” 

Për skemën me pesë mbrojtës: “Tani në retrospektivë, mendoj se ishte një gabim, por nuk kishte shumë opsione. Nuk jam i lumtur. 

Megjithatë nuk e pësuam golin prej skemës. Mentaliteti ynë nuk ishte i mirë. Unë jam trajneri, kështu që mbaj përgjegjësitë. 

Vertonghen? Do të shohim në ditët e ardhshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat