“Shpresoj që Liverpool të mos fitojë titullin për sa kohë të jem gjallë”

Futboll

“Shpresoj që Liverpool të mos fitojë titullin për sa kohë të jem gjallë”

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:23
Tim Howard

Ish-portieri i Manchester United dhe Everton Tim Howard e ka bërë të qartë se për cilën skuadër bën tifo këtë sezon. 

Liverpool ndodhet në vend të dytë me vetëm një pikë më pak se Manchester City me dy ndeshje të mbetura dhe kjo sfidë po cilësohet si më e bukura e viteve të fundit. 

“Shpresoj që Liverpool të mos fitojë titullin kampion për sa kohë të jem gjallë,” shprehet ai për CNN. 

“Për momentin situata është e qartë, nëse City nuk bën gabime, shpallet kampion i Anglisë.”

40-vjeçari ka kaluar katër sezone në Old Trafford, ku ka luajtur përkrah trajnerit aktual të United Ole Gunnar Solskjaer. 

“Solskjaer është njeriu i duhur për atë punë. Shpresoj që United të shpenzojë para dhe të marrë lojtarë të denjë për atë fanellë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat