U sulmua nga tifozët e Real-it, "Mbreti i Unazave" zbulon si arriti të shpëtonte

Futboll

U sulmua nga tifozët e Real-it, "Mbreti i Unazave" zbulon si arriti të shpëtonte

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:44
Viggo Mortensen

Aktori amerikan me origjinë daneze është një tifoz i madh i ekipit argjentinas San Lorenzo de Almagro, deri në atë pikë sa ka mbajtur një stemë të klubit gjatë ceremonisë së fundit të çmimeve Oscar, sipas "Mundo Deportivo". Gjithsesi, kjo dashuri për ekipin e zemrës i ka bërë një shaka të keqe në të kaluarën.  

Personazhi i tij më i famshëm, Aragorn, ndoshta do të ishte përballur me këtë situatë me një shpatë në dorë, por aktori Mortensen ka qenë i detyruar të përdorë dy shishe vere për t'u mbrojtur në realitet. Viggo ka treguar se ka qenë i përfshirë në një sherr të rrezikshëm në të kaluarën më tifozët ultras të Real Madrid. Gjithçka ka ndodhur në 2006-ën, kur aktori po punonte për xhirimin e filmit "Fati i një luftëtari", që bazohej në aventurat e Kapitenit Alatriste. 

Atë ditë, Mortensen ka ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Boca Juniors në shoqërinë e regjisorit Agustin Diaz Yanes, që e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Madrid për rastin. "Kam marrë flamuj, këmisha, kapele, shall... Më pas na shënuan një gol, dy gola, tre gola... U fundosa në poltron", ka zbuluar aktori për "Radio Vorterix".   

Megjithatë, më e keqja ka ardhur pas ndeshjes: "Pasi kisha mbërritur në shtëpi, ultrasit e Real-it kanë parë ngjyrat që kisha veshur. Menduan se isha i Barcelona-s. Kanë filluar të shajnë dhe të më gjuajnë. Kisha dy shishe me verë, njërën ua theva në kokë dhe ika me vrap". 

Edhe pa shpatë, Aragorn di si të mbrohet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat