Kështu e komenton Pochettino humbjen e Tottenham nga Ajax

Futboll

Kështu e komenton Pochettino humbjen e Tottenham nga Ajax

Më: 1 maj 2019 Në ora: 06:01
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është deklaruar pas humbjes që skuadra e tij e ka pësuar nga Ajax në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajax ka arritur të mposht Tottenhamin 1:0 në udhëtim në ndeshjen e parë gjysmëfinale, për të bërë një hap të rëndësishëm drejt finales.

Pochettino duke folur pas ndeshjes, ka thënë se skuadra e tij nuk e nisi mirë sfidën, gjë e cila edhe iu kushtoi me pranimin e golit.

“Mendoj se nuk e kemi filluar pjesën e parë në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar Pochettino.

“Ata treguan energji më shumë se ne, mendoj se ishte mungesa e jonë e energjisë nga qasja që e bënte ndeshjen më të vështirë”.

“Ne filluam të luanim më mirë teksa loja vazhdonte, luanim në mënyrën se si dëshironim të luanim nga fillimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat