Eric Bailly ka një mesazh për tifozët e Manchester United

Futboll

Eric Bailly ka një mesazh për tifozët e Manchester United

Më: 1 maj 2019 Në ora: 08:28
Eric Bailly

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly i është drejtuar për herë të parë tifozëve që nga lëndimi që e pësoi ndaj Chelseat të dielën, çka do ta lë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Bailly pësoi një lëndim të dielën në ‘’Old Trafford’’  pas një përplasje me Mateo Kovacic gjatë pjesës së dytë në duelin që përfundoi baras 1-1.

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan lëndimin në ligamentin e djathtë të tij, që do të thotë se ai do mungoj në dy ndeshjet e fundit të United si dhe në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Dhe, mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, i cili u largua nga fusha me lot në sy, ka dhënë një mesazh emocionues për tifozët e United për mesazhat e tyre suportuese.

‘’Dua të falënderoj  të gjithë për mesazhet dhe suportin që kam marrë nga të gjithë’’, shkroi Bailly ndër të tjera.

‘’Është e vështirë, por duhet ta pranoj se disa lëndime janë të pashmangshme. Është e vërtetë që sezoni nuk ka qenë i mirë për mua, por unë do të rikthehem sa më shpejt dhe me më shumë fuqi sezonin tjetër, me ndihmën e Zotit’’, shkroi ai.

Lëndimi gjithashtu mund t’i sjell atij përfundimin e karrierës me ‘Djajtë e Kuq’, pasi Arsenali ka shprehur një interesim të jashtëzakonshëm për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat