Milani sakrifikon Suson për Paquetan

Futboll

Milani sakrifikon Suson për Paquetan

Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:06
Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur të luajë me Paquetan prapa sulmuesve Krzysztof Piatek dhe Patrick Cutrone, në ndeshjen e së hënës ndaj Bolognas

Raportohet se Milani do ta sakrifikojë Suson në ndeshjen e ardhshme, që Lucas Paqeta të luajë më i avancuar.

Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur të luajë me Paquetan prapa sulmuesve Krzysztof Piatek dhe Patrick Cutrone, në ndeshjen e së hënës ndaj Bolognas.

Sipas Gazzetta dello Sport nga kjo do sakrifikohet Suso, i cili do ta nis nga stoli ndeshjen për t’i liruar vendin ish-mesfushorit të Flamengos.

Suso nuk është në formën e tij më të mirë, pasi ka shënuar vetëm një gol që nga muaji nëntor. Rossonerët janë duke luftuar ashpër për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por kanë bërë hap prapa duke shënuar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat