Trajneri i Ajax i rekomandon këtë ekip De Ligtit

Futboll

Trajneri i Ajax i rekomandon këtë ekip De Ligtit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:39
Matthijs de Ligt

Mbrojtësi i Ajax, Matthijs de Ligt ka një të ardhme të ndritur përpara, edhe pas përformancave të jashtëzakonshme që po tregon.

Vetëm në moshën 19-vjeçare, qendërmbrojtësi i Holandës ka arritur të bëhet kapiten i Ajaxit dhe është një nga lojtarët kyç për ekipin sendor të ‘Tulipanëve’.

Me formën që po kalon, nuk mungojnë ekipet e interesuara për të.

Dhe asistenti i trajnerit të Ajaxit, Ronald de Boer i ka rekomanduar ekipin e Liverpoolit mbrojtësit të talentuar.

‘’I takon atij të zgjedh. Ai duhet të shikoj skuadrën që është për të dhe të zgjedh çfarë dëshiron’’, tha fillimisht ai.

‘’Nëse dëshiron të ketë argëtim me topin atëherë për mua do ishte njëra nga Barcelona, Man City ose Liverpool. Megjithatë, do dëshiroja ta konsideronte Liverpoolin’’, përfundoi De Boer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat