Darmianin e kërkon klubi i madh italian

Futboll

Darmianin e kërkon klubi i madh italian

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:28
Matteo Darmian

Mbrojtësi i djathtë italian pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës

Matteo Darmian pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi i djathtë italian nuk ka bindur asnjëherë me kualitetet e tij në “Old Trafford”, prandaj ka përfunduar shpesh në bankinë.

Nga kjo situatë po mendon të përfitojë Interi, i cili shpreson ta transferojë përfaqësuesin italian gjatë verës.

Për ta blerë Darmianin, klubi “Nerazzurri” duhet t’i shpenzojë afro 10 milionë euro. Darmian i ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje në Premierligë me Unitedin këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat