Në finalen e madhe Feronikeli-Trepça

Futboll

Në finalen e madhe Feronikeli-Trepça

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:21
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimit nga Gjakova i kushtoi shtrenjtë humbja në Gjakovë, kësisoj fitorja me 1:0 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë nuk i mjaftoi kundër Trepçës '89, kësisoj eliminohet nga garat e Kupës së Kosovës. Trepça '89 falë fitores në Gjakovë me 4:0 në sfidën e parë, me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet në finalen e madhe dhe do të takohen me Feronikelin nga Drenasi, aktualisht lider në elitën e futbollit.

Në minutën e 25-të, mbrojtja e Trepçës ’89 ishte e shpërqendruar dhe Kushtrim Gashi depërtoi për mrekulli, duke shënuar për fitoren, por e cila nuk iu kreu punë. Ndërkaq, Feronikeli nga Drenasi e mposhti me 2:0 edhe në takimin e kthimit Ballkanin nga Theranda.  

‘Nikli’ në Therandë kishte fituar me 2:1 në sfidën e parë dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 e eliminoi Ballkanin. Në minutën e 17-të, Feronikeli kalon në epërsi me golin e kapitenit Lapidar Lladrovci, i cili ka shfrytëzuar mos reagimin si duhet të mbrojtjes mysafire. Shtatë minuta (83’) pa përfunduar ballafaqimin ‘Nikli’ thellon fitoren duke iu falënderuar golit të Artur Maganit. Finalja mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 luhet me 25 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat