Sejdiu: Goli i parë na kushtoi shumë

Futboll

Sejdiu: Goli i parë na kushtoi shumë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:01
Sejdiu: Goli i parë na kushtoi shumë

Trajneri i Ballkanit, Gani Sejdiu, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Feronikelit.

“Rezultati i ndeshjes së parë ka qenë vendimtar, ne kemi hy me logjikën që mund ta përmbysëm rezultatin, por na penalizoi goli i parë. Mendojë që ishim në kontroll deri kur pësuam golin e parë, pastaj pas golit të parë vie në shprehje dhe cilësia e kundërshtarit, pasi është një skuadër që di dhe ka përvojë për të menaxhuar rezultatin.

Kemi pasur mundësi për të rikthyer rezultatin, por pësimi i golit të parë na kushtoi. Nuk e di pse po ndodhë kjo, kjo po na ndodhë dhe në ndeshjet e kampionatit. Na pret një punë shumë e vështirë në kampionat dhe duhet të punojmë shumë”, ka deklaruar Sejdiu.

Feronikeli fitoi dhe gjysmëfinalen e dytë e zhvilluar sot në “Rexhep Rexhepi” me rezultat 2:0, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat