Messi e Suarez çmontuan Liverpoolin!

Futboll

Messi e Suarez çmontuan Liverpoolin!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:43
Messi

(E plotësuar) –  Barcelona ka bërë hapin e madh drejt finales së Champions League në futboll, me fitoren bindëse me rezultat 3:0 në përballje me Liverpoolin, në ndeshjen e parë të luajtur në “Camp Nou” në një atmosferë impozante, ku ishin mbi 90 mijë shikues. Messi e Suarez çmonduan Liverpoolin!

Tandemi i frikshëm Luis Suarez dhe Lionel Messi ishin heronjtë të kësaj fitore të madhe, ndërsa Liverpooli vërtet dhuroi lojë shumë të bukur në pjesën e dytë e me disa raste por të pakonkretizuara nga Milner, kështu që doli kokulur nga kjo sfidë e madhe. Lionel Messi shënoi dy gola, veçmas në minutën e 82-të edhe një eurogol që rrallë herë shihet në stadiumet evropioane. Në minutën e 26-të, çmenduri në Camp Nou, Alba për mrekulli godet, kurse Luis Suarez me vetëmohim të pashoq nga afërsia rreth 5 metra prek topin dhe ia ndërron kahjen topit duke e lënë të pafuqishëm portierin Alisson, 1:0.

Pjesa e dytë ka pasur të veçantat e veta, kur Milner nuk shënoi në dy raste, vjen edhe ndëshkimi! Në minutën e 75-të, gati sa i doli flaka stadiumit nga gëzimi. Luis Suarez nga afërsia godet aq bukur dhe topi ndalet nga tërthorësja, rikthehet deri te Messi që pa vështirësi e futi në rrjetën e boshatisur nga portieri Alisson, 2:0.  Pas shtatë minutave (82’)  LIonel Messi, kryevepër e kësaj ndeshje. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra, aq me mjeshtri godet dhe në këndin e djathtë të porrtierit Alissson, 3:0. Një minutë më vonë Salah humb një rast që nuk humbet, godet shtyllën pingule.

Image

Kështu që Liverpooli mundet me 3:0 nga Barcelona dhe ka shumë pak shpresa për sfidën e kthimit, ani se në futboll çdo gjë është e mundur për një përmbysje spektakolare. Krejt në fund, Liverpooli luajti shumë mirë në periudhën e dytë por sulmuesit e saj u treguan stihik në momentet vendimtare.

Barcelona-Liverpool    3:0
Stadiumi “Camp Nou”.
Shikues: 90.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Suarez (26’), Messi (75’ e 82’).
Kartonat e verdhë: Lenglet, L. Suarez, Alba -  Fabinho.
Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto (Alena 90+4'), Pique, Lenglet, Jordi Alba, Rakitiç, Sergio Busquets, Vidal, Messi, Suarez (Dembele 90+3'), Coutinho (Semedo 60’).
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Milner (Origi 84’), Fabinho, Keita (Henderson 24’), Salah, Mane, Wijnaldum (Firmino 78’).

83' Salah humb një rast që nuk humbet, godet shtyllën pingule.
82' LIonel Messi, kryevepër e kësaj ndeshje. Ai nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra, aq me mjeshtri godet dhe në këndin e djathtë të portierit Alissson, 3:0.

79’ Barcelona në përparësi psikologjike dhe të rezultatit, kurse Liverpooli me gjithë lojën e mirë e rastet nuk shënoi asnjë gol.

75' Dramë në Camp Nou. Luis Suarez nga afërsia godet aq bukur dhe topi ndalet nga tërthorsja, rikthehet deri te Messi që pa vështirësi futi topin në rrjetën e boshatisur nga portieri Alisson, 2:0.

71' Lojë e bukur, një Liverpool luftarak.

68' Lufton me mish e më shpirt LIverpooli por pa sukses deri me tash.

Image

66' Ende nuk ka ndryshim rezultati.

Barcelona-Liverpool    1:0
Stadiumi “Camp Nou”.
Shikues: 90.000.
Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).
Shënues: Suarez (26’).
Kartonat e verdhë: Lenglet.
Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Rakitiç, Sergio Busquets, Vidal, Messi, Suarez, Coutinho (Semedo 60’).
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Milner, Fabinho, Keita (Henderson 24’), Salah, Mane, Wijnaldum.

59' Veprim shkollorë i Liverpoolit, ndërsa Milner me goditje qendrore por ter Stegen sërish në nivelin e lartë. Largohet Coutinho futet Semedo.

56' Në pjesën e dytë Liverpooli shumë më i mirë, madje dy herë rrezikoi seriozisht portën e Barcelonës por ter Stegen është më i merituari që porta mbetet e paprekur.

53' Salah nga rreth 20 metra i pafat, pasi që goditja e tij u ndal nga porrtieri ter Stegen dhe në korrne.

53' Nuk ka ndryshim te rezultatit.

49' Liverpooli sulmon me të gjitha forcat në drejtim të portës së Barcelonës, kërkon me çdo kushte barazimin.

47' Me fat Barcelona. James Milner godet bukur brenda 16-shit por portieri Ter Stegen reagon bukur.

Pritet një lojë edhe më dinamike se sa ajo e para.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45' Lojë e ashpër ndaj Lionel Messit.

42' Lojë e fortë deri në pikën e fundit, edhe pse me pak raste shënimi por shumë e bukur.

Image

Momenti i golit

38' Barcelona është në epërsi me 1:0.

34' Portieri i Barcelonës ter Stegen është në nivelin e tij deri me tash, duke shmang çdo rrezik. Mane humb një rast ideal, gjuajtja e tij shkoi mbi portën e portierit ter Stegen.

Image

32' Loë e shpejt, pa kalkulime, secila me ritmin e saj, edhe Liverpooli shtron presionin.

29’ Lojë e madhe, lufton Liverpooli, por disa herë futet në presionin e sulmuesve të frikshëm të rivalit, si Messi e Suarez.

26' Çmenduri në Camp Nou, Alba për mrekulli godet, kurse Luis Suarez me vetëmohim të pashoq nga afërsia rreth 5 metra prek topin dhe ia ndërron kahjen topit duke e lënë të pafuqishëm portierin Alisson, 1:0.

23' Lojë me ritëm të shpejt, por ende ndonjë rast ideal qoftë nga njëra palë apo skuadra tjetër. Keita largohet futet Henderson te Liverpooli.

20' Vërtet Liverpooli po dëshmon forcën e saj dhe po e sfidon goxha Barcelonën.

Image

18’ Lojë e barabartë, me pak mundësi për të shënuar Barcelona e cila nuk po gjen asnjë hapësirë të vetme deri me tash në drejtim të portës së Alisson.

15' Coutinho godet bukur nga 16 metra por portieri i Liverpoolit në detyrën e tij.

15' Barcelona shtron trysinë, por pa sukses deri me tash.

12' Mohamed Salah prore i rrezikshëm për portën e Barcelonës.

10' Barcelona lufton përmes Suarezit, por Liverpooli po tregon mbrojtje të nivelit të lartë.

8' Një atmosferë e rrallë në Camp Nou, të gjithë në emocione.

6' LIverpooli po tregohet mjaft kompakt deri me tash.

4’ Rakitiç në një pozitë të mirë, por bllokohet goditja e tij.

2’ Lojë me emocione.

Filloi ndeshja.

Gjithçka gati për sfidën e madhe.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit është si finale para finales dhe zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” në Barcelonë, në kuadër të gjysmëfinales së Champions League në futboll. Kjo është ndeshja e parë e gjysmëfinales mes këtyre skuadrave dhe që zgjon interesim të madh, ndërsa Xherdan Shaqiri edhe këtë herë në bankën e Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat