“Ne jemi PSG, nuk mund të luajmë ndeshje mu*i”

Futboll

“Ne jemi PSG, nuk mund të luajmë ndeshje mu*i”

Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:15
Marquinhos

Mbrojtësi i PSG, Marquinhos, ka premtuar rritje të nivelit të angazhimit në ndeshjet e fundit të sezonit, pas një humbjeje tjetër kundër Montpellier, të martën. Parizienët janë kampionë të Ligue 1, por nuk kanë fituar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, duke përfshirë disfatën në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes.

"Është një moment i vështirë, të cilin vetëm përmes punës do të jemi në gjendje ta kapërcejmë", - u tha braziliani gazetarëve, pas ndeshjes. - Do ta jap këtë mesazh edhe në dhomën e zhveshjes, sepse futbolli është një sport kolektiv dhe nuk kemi zgjidhje tjetër. Të mendojmë për njëri-tjetrin, nuk mund të vazhdojmë të luajmë më ndeshje mu*i. 

Kur gjërat shkojnë mirë, pra fitojmë, është e lehtë, por ne i njohim përgjegjësitë tona këtu te PSG, një klub i dashur nga shumë njerëz, por gjithashtu i urryer nga shumë të tjerë. Është shumë e lehtë të thuhet se sezoni ka mbaruar. Nuk mund të vazhdojmë të paraqesim një fytyrë si kjo, përndryshe do të kryqëzohemi nga tifozët dhe mediat. 

Kështu do t’iu japim arsye për të festuar atyre që na urrejnë. Ky është një nga momentet më të vështira, por reagimi duhet të vijë në katër ndeshjet e fundit, nuk duhet menduar për sezonin e ardhshëm. Ne jemi PSG, ne jemi kampionët, ndaj duhet të fitojmë dhe t'i gëzojmë mbështetësit tanë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat