Messi reagon pas fitores - flet për huqjen e Dembele dhe vërshëllimat ndaj Coutinhos

Futboll

Messi reagon pas fitores - flet për huqjen e Dembele dhe vërshëllimat ndaj Coutinhos

Më: 2 maj 2019 Në ora: 00:20
Messi

Dopietë, goli i dytë spektakolar, dhe i jep Barcelonës një qetësi të madhe për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Angli, ndaj Liverpoolit.

Leo Messi ishte padyshim njeriu për katalanasit në mbrëmjen e sotme, dhe pas ndeshjes për mediat deklaroi:

AVANTAZH I SIGURT – Rasti i fundit i Dembele ishte shumë i pastër, katër gola do kishin qenë shumë më mirë se tre, por rezultati është i mirë. E dimë që asgjë nuk është mbyllur. “Anfield” është një fushë e vështirë, ata ushtrojnë presion, por jemi të lumtur me këtë ndeshjes.

LIVERPOOLI – U futëm në lojën e tyre me shumë ritëm, dhe shumë fizikë. Nuk jemi mësuar të mos e kemi topin dhe kjo na kushtoi pak.

PA PËSUAR  – E rëndësishme është që nuk na shënuan. Në pjesën e parë ne ishim superiorë, ndërsa në të dytën ata ushtruan presion, por nuk patën shumë shanse. E qartë që ata po luftonin për të shënuar një gol, por ky avantazh na jep qetësi.

GOLI I JASHTËZAKONSHËM – Ishte spektakolar, e kërkova atë cep dhe isha me fat që e arrita.

VËRSHËLLIMAT PËR Coutinhon – Jemi në momente kritike, dhe duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Siç e kemi thënë në fillim të vitit. Nuk është momenti për të kritikuar ndokën. Duhet të jemi të gjithë bashkë për këto ndeshje finale që na kanëmbetur. Është diçka e shëmtuar që të sillemi kështu me CutinHon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat