Festë e çmendur

Futboll

Festë e çmendur

Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:43
Festë e çmendur

Ish-yjet e Anglisë, Rio Ferdinand dhe Gary Lineker, mbetën plotësisht të mahnitur nga goli i Lionel Messit nga gjuajtja e lirë, gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

Argjentinasi 31-vjeçar arriti ta godasë topin në mënyrë të përsosur për të shënuar në qoshen e lartë të portës, duke e mposhtur portierin e Liverpoolit, Alisson Beckerin, për të dytën herë në fitoren 3:0 të Barcelonës.

Messi e shënoi golin e parë të tij për këtë ndeshje, duke e kaluar Barcelonën në epërsi 2:0, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë e shënoi këtë supergol nga goditja e lirë.

Dhe dyshja e BT Sport, Rio Ferdinand dhe Lineker, e shikuan këtë gol nga studioja e tyre në Camp Nou.

Videoja e reagimit të tyre u publikua nga ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, i cili u gëzua mjaft shumë që rivali i tij i vjetër, Liverpooli, e humbi këtë ndeshje.

“Reagimi kur Messi e shënoi golin e tij të 600-të për Barcelonën… duhet të emocionohesh nga kjo! Uau! P.S. lëshojeni zërin”, shkruan Ferdinand.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat