Salahu rrëfen emocionet pasi u lëndua në finalen e sezonit të kaluar të Championsit

Futboll

Salahu rrëfen emocionet pasi u lëndua në finalen e sezonit të kaluar të Championsit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:29
Pamje nga takimi

Tifozët e Liverpoolit kishin shpresuar se Mohamed Salahu do t’ua dhuronte titullin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, mirëpo sulmuesi egjiptian u lëndua pas vetëm 31 minutave lojë. Tani, Salahu ka zbuluar se si ishte ndierë pas këtij lëndimi.

Liverpooli shpreson se do të arrijë edhe këtë sezon në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo këtë herë do të kërkojë ta marrë medaljen e artë në vend të asaj të argjendtë.

Por, këtë gjë nuk do ta ketë aspak të lehtë ta arrijë as këtë sezon, pasi që ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës e humbi mbrëmë me rezultat 3:0.

Gjatë finales së sezonit të kaluar, Mohamed Salah mbeti i lënduar nga një ndërhyrje e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, dhe u largua nga ndeshja me lot në sy.

“Kur e mendoj atë moment, ishte shumë, shumë i keq. Finalja e Ligës së Kampionëve, një ëndërr e madhe për vete, për qytetit, për tifozët dhe për të gjithë. Ne donim ta fitonim titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Salah.

“Në atë kohë… në aspektin mendor, ishte shumë, shumë keq. Veçanërisht kur u zëvendësova, shkova në zhveshtore dhe vetëm qaja sepse e ndieja se Liga e Kampionëve dhe Kupa e Botës kishin marrë fund për mua, kështu që ishte një moment shumë i vështirë për mua”.

“Mendoj se kjo gjë ende më lëndon, edhe tani, sepse ne nuk fituam. Ne ishim shumë afër titullit të kampionit të Ligës së Kampionëve dhe nuk arritëm ta fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat