Nuk është Messi, Wenger tregon dy lëvizjet që i dhanë fitoren Barçës

Futboll

Nuk është Messi, Wenger tregon dy lëvizjet që i dhanë fitoren Barçës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:34
Arsene Wenger

Arsene Wenger, pasi pa gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, Barcelona- Liverpool 3-0, lavdëroi punën e Ernesto Valverde gjatë ndeshjes. Ish-trajneri i Arsenalit theksoi aktivizimin e Semedo dhe ndryshimin e pozicionit të Sergi Roberto, si një nga “çelësat” e ndryshimit për mirë të katalanasve dhe arritjen e një rezultati fantastik. 

Ai bëri këtë analizë: "Dy gjëra ndodhën në ndeshje, kur Barcelona po vuante. Trajneri Valverde bëri disa lëvizje të mira, hodhi në fushë Semedo dhe vendosi Roberto në qendër të fushës". Për francezin e njohur, lëvizja e Valverde ishte çliruese dhe tejet e mirë për ekipin: "Barcelona dukej më e fokusuar në mbrojtje në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ndodhi ajo që kemi parë shumë herë në jetën tonë. Messi mori në dorë situatën dhe tha: Më lejoni ta bëj si di punën time".

Wenger, i cili e di shumë mirë se çfarë vuajtjesh ka cilido kundërshtar përballë yllit argjentinas, që nga koha e tij në stolin e Arsenalit, kujton ndjenjat e ballafaqimit me më të mirin në botë: "Është ndjenjë unike, kur luan kundër Barçës. Mendon se ke luajtur mirë, por katalanasit janë më lart se ju në zonat 3 dhe 4. Secili veprim i Messit bën dallimin në fund të ditës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat