Mjeku sqaron infarktin e Casillasit

Futboll

Mjeku sqaron infarktin e Casillasit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:43
Mjeku sqaron infarktin e Casillasit

Nelson Puga, kreu i shërbimeve mjekësore te Porto, tha se Iker Casillas e kaloi me sukses infaktin që pësoi dje, bashkë me pasojat e mundshme, por theksoi se është herët të flitet për të ardhmen e tij në futboll. Kjo do të varet nga procesi i rimëkëmbjes nga ky problem serioz shëndetësor dhe vetëvullneti i Iker. 

"Kjo do të varet nga mjekimet e nevojshme, vlerësimi do të duhet të bëhen jo vetëm në situatë tjetër, por edhe në kushtet e stresit dhe ushtrimit fizik”, - tha Puga për “Porto Canal”. Mjeku i klubit portugez foli me siguri të plotë se Casillas do të dalë plotësisht i shëruar nga kjo situatë, por për vijimin e karrierës duhen marrë parasysh disa faktorë: 

"Iker është shumë i qetë, komunikon normalisht. Ai do të vendosë vetë nëse do të vazhdojë të luajë futboll. Ka një situatë të qëndrueshme shëndetësore, me humor të mirë, çka e karakterizon përherë, qetësohet dhe shoqërohet nga familja e tij. Tani fillojnë hapat e parë të rimëkëmbjes, pas kësaj tronditjeje, e cila padyshim ka peshë të madhe klinike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat