Imeri rrëfehet për het-trik-un e parë

Futboll

Imeri rrëfehet për het-trik-un e parë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:19
Imeri rrëfehet për het-trik-un e parë

Ende është 19 vjec, por me klasin e një kampioni. Te Shkëndija po rritet një yll i ri, dhe ai është Omar Imeri. Sulmuesi i talentuar ditën e shtunë, në derbin kundër Shkupit, i mahniti të gjithë, duke shënuar tre gola në fitoren 5-1 të kuqezinjve.

Në një intervistë për Lajm, ai mes tjerash rrëfen emocionet e golave, besimin që po ja jep trajneri Qatip Osmani, synimet e tij dhe të Shkëndijës. 
Keni shënuar edhe më herët gola për Shkëndijën, por të shtunën shënuat hat-trick-un e parë. Si ishte ndjenja?
Imeri: Është ndjenjë shumë e bukur, shumë e vecantë të shënosh tre gola. Dhe, përvec kësaj golat ndihmojnë skuadrën të marrin rezultatin e dëshiruar. Nëse kësaj ia shtojmë se ky ishte hat-tricku i parë në karrierën time përfundinisht mbetet një moment shumë i vecantë kjo ndeshje.

Sa është e lehtë të shënosh tre gola dhe a e kishit pritur?
Imeri:Për të shënuar tre gola aspak nuk është e lehtë, pasi duhet angazhim maksimal, përqëndrim gjatë gjithë lojës, shumë support nga skuadra, shumë asiste që një lojtar të bëjë tre gola dhe për fat të mirë kjo më ndodhi mua në këtë ndeshje. Me të vërtetë realisht unë kam pritur që të shënojë gol në takimin e ditës së shtunë, por për hat-trick as që e kisha menduar dhe gjërat shkuan më mirë se që e kisha pritur.

Cili ishte goli më i bukur?
Imeri:
Për mua të gjitha gola kanë të njëjtën vlerë, megjuthatë më duket se goli i dytë ishte më i bukuri për shkak se ishte një aksion i rrjedhshëm me pasime të sakta, combine, dhe në fund gjithë kjo u konkretizua me gol, duke e bërë një aksion model dhe fakti që unë e bëra golin do e vecoja golin e dytë timin, kurse goli i Armend Alimit ishte një perlë e vërtetë.

Kë falënderon për golat?
Imeri:
Të gjitha falënderimet shkojnë për bashkëlojtarët e mi që më mundësuan të shënoj tre gola dhe të arrijë hat-trik-un e parë në karrierë, duke më mbështetur dhe duke më dhënë besim që të kem një paraqitje aq të mirë dhe për aq më shumë të gjithë së bashku bëmë detyrën tonë në interes të ekipit.

Disa fjalë për trajnerin Osmani që po të jep besimin?
Imeri:
Trajneri Qatip Osmani është një legjendë e Shkëndijës edhe si trajner dhe si futbollist. Ne i afrohemi titullit të tretë në historinë e Shkëndijës dhe në të tre rastet kampion Shkëndija ka dal kampion me Osmanin në pankinë. Kjo është ajo që mund ta them në aspektin e përgjitshëm. Personalishtë falënderojë publikisht trajnerin që më jep besim. Dihet se në skuadrën e Shkëndijës ka një konkurrencë të madhe dhe çdo mundësi për të luajtur kërkon falënderim, por edhe përkushtim për të arsyetuar shansin që të jepet. Unë besoj që kam arritur besimin që ka trajneri te unë me golat e shënuar dhe perfomansat e treguara.

Cilët janë synimet tuaja në të ardhmen
Për momentin të gjitha gjërat shkojnë të orientuara tek Shkëndija dhe synimet janë që të ndihmojmë sa më shumë klubin tom Shkëndija të arrijë objektivat, fillimisht të shpallemi kampion, jemi shumë pranë të sigurojmë edhe matematikisht titullin. Poashtu këtë vit kërkojmë një tjetër paraqitje dinjitoze në kupat e Europës. Shpresoj që kësaj radhe të provojmë pas tre viteve garë në play-off të Shkëndijë të kapim edhe grupet e Ligës së Europës. Natyrishtë është një detyrë e vështirë, por ne të gjithë kemi të drejtën të shpresojmë, të besojmë dhe të tentojmë. Shpresoj që t’ia dalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat