Mourinho e sulmon Kloppin

Futboll

Mourinho e sulmon Kloppin

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:52
Mourinho e sulmon Kloppin

Jose Mourinho ende vazhdon të nisë shigjeta drejt Premier League, disa muaj pas shkarkimit të tij nga Manchester United.

Portugezi shfrytëzoi disfatën e Liverpoolit kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të sulmuar punën e Jurgen Klopp.

“Unë do të doja të shkoja në një klub dhe të jem në gjendje të bëj, për shembull, atë që bëri Jurgen dhe Pep”, tha Mourinho.

“Nëse shikoni ekipin, me të cilin e filloi ndeshjen sonte Liverpooli, sa lojtarë ishin aty, para se të arrinte Klopp? Pep nuk ishte i kënaqur me katër mbrojtësit që gjeti te Manchester City dhe në të njëjtën verë bleu katër të rinj, që i pëlqente. Bleu edhe Claudio Bravo, por nuk ishte i kënaqur me të, ndaj sezonin e ardhshëm mori Ederson”, tha ai.

Mourinho vazhdoi ta krahasojë veten me rivalët e tij trajnerë, këtë herë duke folur për mungesën e durimit në “Old Trafford”, krahasuar me mjedisin e Klopp te Liverpooli:

“Jurgen është në këtë klub, edhe pse nuk ka fituar asgjë për tri vite e gjysmë. Ai ka ende ka besimin e klubit dhe kushtet për të ecur përpara.

Këtë sezon ka një mundësi të madhe për të fituar diçka. Do të ishte hera e parë, që Klopp dhe Liverpool fitojnë një titull. Përpara se të vendos për punën time të ardhshme, nuk do të filloj asnjë bisedë me ndonjë klub, pa e ditur se çfarë dëshiron dhe çfarë ofron, përsa i përket strukturës dhe objektivave”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat