Çfarë është Messi për Ronaldon?

Futboll

Çfarë është Messi për Ronaldon?

Më: 2 maj 2019 Në ora: 15:21
Allegri

Juventusi do të luajë nesër derbin me Torinon, i cili është gjithmonë një derbi që ndez qytetin italian. Trajneri, Massimiliano Allegri, sot ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për sfidën e nesërme, të ardhmen e tij, por edhe për Ronaldon e Messin.

E ardhmja? “Çdo vit vazhdon e njëjta gjë, pesë vjet që jam këtu e njëjta gjë. Kemi dhe një muaj kohë që të respektojmë precedentët e tjerë dhe për të planifikuar dhe për të ndriçuar atë që do të ndodhi sezonin tjetër. Po e përsëris për të disatën herë dhe përgjigja është shumë e thjeshtë. Duhet të takohemi me presidentin për të programuar gjërat, për të folur për vitin që po lëmë pas, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe ato që kanë shkuar keq”.

Plani teknik? “Si ço vit, gjërat përfundojnë ashtu siç duhet në mënyrën e duhur, sepse Juventusi ka fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë dhe ka qenë konkurrues në Champions. Si çdo vit nuk ndryshon asgjë dhe siç do vit duhet të përmirësohemi”.

Messi-Ronaldo? Për Cristianon, Messi është një stimul shumë i mirë. Ata kanë kapur kuotën e 600 golave dhe vazhdojnë. Ronaldo do që të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në Itali. Kur kanë nisur kanë qenë të ndryshëm nga kjo që janë tani. Ata janë të ndryshëm por shumë të fortë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat