Ky futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Interit

Futboll

Ky futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Interit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:54
Hysaj

Serie A është “mbushur” me futbollistë shqiptarë dhe njëri ndër ta është mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.Në edicionin e ri, ai mund të ndërrojë skuadër, për të kaluar tek një tjetër gjigant i futbollit italian.Interi raportohet se është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj. Sipas Inter News, ‘Nerazzurri’ kanë vënë si objektiv kryesor mbrojtësin e Shqipërisë, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. 25-vjeçari me shumë gjasa do të largohet në verë nga Napoli, pasi nuk po kalon momente të mira me Carlo Ancelottin dhe kontrata e tij skadon në vitin 2021.Negociatat për rinovimin e kontratës kanë ngecur në javën e fundit, me Chelsean që gjithashtu ka shprehur interesim për të. Një arsye më shumë pse ka gjasa që Hysaj ta veshë fanellën e Interit është asistenti i Spallettit, Giovanni Martusciello. Ky i fundit ka punuar bashkë me Hysajn sa ishin pjesë e Empolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat