Për Casillas nuk ka më futboll!

Futboll

Për Casillas nuk ka më futboll!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:07
Iker Casillas

Kishte shpresë që Iker Casillas do t’i kthehej portës pas sulmit në zemër, por doktorët pohojnë të kundërtën, duke thënë se spanjolli nuk mund të luajë më për shkak të shkallës së incidentit dhe sugjerojnë që në këtë mënyrë të parandalohet një tjetër sulm i mundshëm.

Portieri 37-vjeçar u dërgua me nxitim në spital pas kolapsit të tij dhe u trajtua mjaft mirë në kohë për të siguruar se ai ishte jashtë rrezikut.

“Nuk mund të luash më futboll nëse ke një stentë të vendosur, kjo vlen pjesërisht edhe për portierët,” tha Dr.Corbalan.

“Iker do të përfundojë karrierën duke u rikthyer për të shijuar një jetë normale por unë dyshoj shumë se do të luajë përsëri futboll profesional”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat