Kosova U-16 mund Lihtenshtajnin, fiton turneun!

Futboll

Kosova U-16 mund Lihtenshtajnin, fiton turneun!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:19
Kosova U-16 mund Lihtenshtajnin, fiton turneun!

Kombëtarja e Kosovës U-16 në konkurrencën e femrave ka dalë fituese në turneun zhvillimor të UEFA-s, që u mbajt në Estoni. Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit edhe në ndeshjen e tretë të këtij turneu kanë shënuar fitore dhe atë me rezultat bindës, 5:1, në duel me Lihtenshtajnin.

Rezultatin e ndeshjes e zhbllokoi Loreta Lulaj, me golin e shënuar në minutën e 20-të, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Ndërkaq, në pjesën e dytë ishin vashat tona që e mbizotëruan plotësisht ndeshjen, duke shënuar edhe katër gola tjerë.

Rezultatin në 2:0 e shtoi Alketa Rama, në minutën e 61-të. Më pas ishin futbollistet e Lihtenshtajnit që shënuan për ta ngushtuar epërsinë në 2:1, por ky gol vetëm sa i nxiti futbollistet tona për t’u shfaqur edhe më këmbëngulëse në sulm. Si rrjedhojë fillimisht Njomza Osmani, në minutën e 73-të shënoi për 3:1, kurse tre minuta më vonë Albulena Guri shënoi për 4:1. Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vulosi Lumbardha Misini, në minutën e 80-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat