Oferta e PSG, 120 milionë euro për sulmuesin 31-vjeçar

Futboll

Oferta e PSG, 120 milionë euro për sulmuesin 31-vjeçar

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:23
Karim Benzema

Është një nga ëndrrat e Napoli-t të De Laurentiis dhe, në veçanti, e trajnerit Carlo Ancelotti. Megjithatë, për Karim Benzema është futur në garë edhe PSG, që është gati t'i bëjë një ofertë marramendëse Real Madridi-t për të siguruar shërbimet e 31-vjeçarit. 

Sipas "Don Balon", drejtuesit e Parisit janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për francezin. Kampionët e Francës do të hidhen në sulm nëse Edinson Cavani do të thotë lamtumirë në fundin e sezonit. 

Presidenti i "Los Blancos", Florentino Perez, do të ishte i gatshëm ta sakrifikonte yllin para një oferte të tillë, ndërsa trajneri Zidane e konsideron sulmuesin francez shumë të rëndësishëm për projektin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat