Allegri: Gaboheni që flisni 

Futboll

Allegri: Gaboheni që flisni 

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:49
Allegri: Gaboheni që flisni 

Trajneri i skuadrës së futbollit Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur gjatë në lidhje me të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë të jetë te Juventusi. "Përgjigja është e thjeshtë.

Duhet të ulem me presidentin, programojmë, bëjmë bilancin për sezonin, çfarë shkoi dhe çfarë jo, por sidomos si do të jetë viti tjetër. Idetë e tij, të klubit, të mia. Është normale të ndodhë. Kemi fatin që këtë vit kemi 1 muaj kohë për të programuar dhe biseduar. Do të takohem me të, sigurisht, por kur të më thërrasë”, tha Allegri. “Emra të tjerë për pankinën bardhezi? Gaboheni që flisni për këtë.

Çdo vit unë duhet të largohem, pastaj qëndroj dhe u bë pesë vjet që është kështu”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat