Mendon për trofe!

Futboll

Mendon për trofe!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:50
Arturo Vidal

Futbollisti Arturo Vidal ka qenë një nga ata lojtarë, që kanë dhënë shpirtin në fushë me vrapimet e tij, duke e ndihmuar Barcelonën për fitoren e thellë me 3:0 ndaj Liverpoolit. Një Champions për kilianin, është ëndërr, që në kohën kur ka qenë pjesë e Juventusit. “Juventusi? Më zhgënjyen, pasi mendoja se Juventusi do të arrinte finalen e Championsit. Jam befasuar nga eliminimi i tyre, duke parë lojtarët që kanë. Tani mendoj vetëm të fitoj Kupën”, tha ai. “Objektivi ynë është që të fitojmë këtë trofe dhe ndeshja me Liverpulin ka qenë më e rëndësishmja deri tani. Kemi marrë rezultat të mirë, që na jep jo pak qetësi për ndeshjen e së martës”, ka thënë Vidal.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat