Vazhdojnë telashet për Liverpool, Keita humb sezonin

Futboll

Vazhdojnë telashet për Liverpool, Keita humb sezonin

Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:40
Ilustrim

Nuk kanë të ndalur problemet për skuadrën e Liverpool, e cila mbrëmë u gjunjëzua në ‘Camp Nou’, nga ‘magjia’ e Lionel Messi.

Në duelin e mbrëmshëm, skuadra e Liverpool u paraqit pa Firminon, i cili luajti vetëm si zëvendësues, pasi vuajti nga një lëndim para ndeshjes.

Në pjesën e parë të ndeshjes, ishte ylli i mesfushës, Naby Keita, ai i cili pësoi një lëndim për ta lënë skuadrën pa shërbimet e tij për pjesën e mbetur të ndeshjes,të cilën ‘The Reds’ do ta humbiste me rezultatin 3:0.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, ndeshja e mbrëmshme do të jetë e fundit për lojtarin nga Guinea, i cili ka pësuar lëndim në ije.

Me humbjen e Keita, ekziston mundësia që Jurgen Klopp ta rikthejë në listën e skuadrës edhe mesfushorin Alex Oxlade – Chamberlain, i cili nuk udhëtoi fare në ‘Camp Nou’.

Chamberlain në anën tjetër ka luajtur me skuadrën për herë të parë pas 12 muajsh, në ndeshjen e së premtes, kundër Huddersfield, ku hyri si zëvendësues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat