Man City me një vendim befasues për merkaton

Futboll

Man City me një vendim befasues për merkaton

Më: 2 maj 2019 Në ora: 21:39
Manchester City

Skuadra e Manchester City duket se ka marrë një vendim të befasishëm rreth afatit të ardhshëm kalimtarë.

Trajneri i ‘Citizens’ duket se ka vendosur që t’i besojë edhe për një sezon francezit Benjamin Mendy, i cili ka vuajtur shumë me lëndimet.

Kështu, trajneri spanjoll nuk do të kërkojë blerjen e ndonjë mbrojtësi tjetër të majtë, për t’i dhënë shansin e fundit Mendy.

‘Goal’ mëson se përkundër interesimit të mëparshëm në Ben Chilëell, liderët e Premierligës do të fokusohen në pjesët tjera të skuadrës.

Kjo do të thotë se mbrojtësi francez do të luftojë në balotazhin me Oleksandr Zinchenko për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas të gjitha gjasave, do të jetë Fabian Delph ai i cili do ta lë skuadrën në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat