Komplikohet çështja Real Madrid – Pogba

Futboll

Komplikohet çështja Real Madrid – Pogba

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:27
Paul Pogba

Situata rreth transferimit të Paul Pogba tek Real Madrid duket se është komplikuar paksa.

Emri i mesfushorit francez është lidhur ngushtë me një transferim në ‘Santiago Bernabeu’, por një gjë e tillë mund të mos realizohet.

Krejt kjo po ndodh pasi çmimi i vendosur për francezin po del të jetë shumë i lart për madrilenët, por edhe paga e lojtarit është problematike.

Sipas ‘Marca’, udhëheqësit e Real Madrid kanë dyshime mbi transferimin e Pogba, edhe përkundër dëshirës së madhe nga kryetrajneri, Zinedine Zidane.

Madrilenët nuk janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë euro për lojtarin dhe paga e tij prej 18 milionë eurove konsiderohet si shumë e lartë.

Gjithsesi, nëse dëshira e Zidane mbetet e njëjtë dhe lojtari kërkon transferimin, skuadra spanjolle do të jetë e gatshme të paguaj deri në 150 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat