Beckham shquhej për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira, ja si reagoi ai pas golit të Messi

Futboll

Beckham shquhej për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira, ja si reagoi ai pas golit të Messi

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:01
Beckham reagoi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku kushtoi një ‘instastory’ për numrin 10-të të Barcelonës

Legjenda angleze e futbollit, David Beckham, është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, kur është fjala tek ekzekutimi i gjuajtjeve të lira.

Beckham që dikur luante me skuadrat si Manchester United dhe Real Madrid ka shënuar shumë gola të bukur nga gjuajtjet e lira.

Por, anglezi duket se nuk ka parë diçka si ajo që bëri mbrëmë Lionel Messi, në ndeshjen kundër Liverpool.

Për golin e argjentinasit, Beckham reagoi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku kushtoi një ‘instastory’ për numrin 10-të të Barcelonës.

Ish reprezentuesi i Anglisë duket se kishte mbetur pa fjalë, pasi në videon ku shihej goli i Messi kishte vetëm një mbishkrim ‘Wow’.

Messi mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e Barcelonës 3:0 kundër Liverpool, për të dërguar skuadrën me një këmbë në finale.

Antonella Rocuzzo (gruaja e Leos), Rivaldo, Christian Vieri, Marc Márquez, Ibrahim Afellay, Munir El Haddadi, Gerard Deulofeu, Cristian Tello, Alex Song e Ángel di María ishin disa nga lojtarët e tjerë që reaguan në ‘Instagram’ për golin e argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat