Ze Maria sërish në nivele të dobëta, tregon prapaskenën me Shqipërinë

Futboll

Ze Maria sërish në nivele të dobëta, tregon prapaskenën me Shqipërinë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:59
Ze Maria

Ze Maria ka qenë padyshim një lojtar me një karrierë të pasur dhe emër i rëndësishëm në futbollin e luajtur. Rruga e trajningut duket se nuk është e duhura për të, pasi braziliani nuk po arrin të ngjitet në nivelet e arritura si futbollist. E provoi në Kenia, më pas te Tirana e tani ka përfunduar në vendlindje. 

45-vjeçari ka marrë drejtimin e ekipit të Portuguesës në Brazil. Kjo është një skuadër ku ka nisur karrierën si futbollist dhe ka luajtur nga viti 1991-95. Momentalisht, skuadra braziliane garon në nivele të dobëta në shtetin brazilian, pasi merr pjesë në kampionatin e Paulistas, shumë larg elitës së futbollit. 

Njoftimi i klubit të Portuguesës

Interesant është fakti që gjatë prezantimit që i është bërë ish-mbrojtësit nga klubi i ri thuhet se Ze Maria refuzoi kombëtaren e Shqipërisë. Një gënjeshtër e madhe, por që 45-vjeçari arrin të rrisë pjacën e tij me oferta të tilla të shpikura. "Pas sukseseve në Kenia dhe Shqipëri me fitimin e dy superkupave, në këto dy vende, Ze Maria mori ofertën për të drejtuar kombëtaret, por i refuzoi të dyja". Tekniku brazilian është shfaqur mjaft optimist në lidhje me aventurën e re që do të ndërmarrë në Brazil. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat