Fjalimi i fuqishëm i Alasdair Bell, në ditën kur Kosova u pranua në UEFA

Futboll

Fjalimi i fuqishëm i Alasdair Bell, në ditën kur Kosova u pranua në UEFA

Më: 3 maj 2019 Në ora: 10:32
Alasdair Bell

Sot bëhen tri vjet që kur Kosova u pranua nga Kongresi i UEFA-s në Budapest si anëtare e pavarur. Që nga atëherë, Kosova tani ka të drejtën të luajë të gjitha garat ndërkombëtare, si dhe klubet e Kosovës mund të marrin pjesë në garat elitare të futbollit në Evropë.

Ishte 3 maji dita e së vërtetës për futbollin e Kosovës, që po kërkonte ‘pavarësim’ dhe garim të barabartë me gjitha shtetet e Evropës.

Më 3 maj të vitit 2016, Kosova arriti të pranohej si anëtare e UEFA-s, ku 28 nga 55 shtetet pjesëmarrëse në Kongresin e Budapestit, votuan në favor të Federatës së Futbollit të Kosovës, që atëkohë drejtohej nga presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri.

Sigurisht, para këtij kongresi dhe gjatë tij, Serbia kishte provuar gjitha mënyrat për të ndalur dhe ndikuar te shtetet pjesëmarrëse që të votojnë kundër pranimit të Kosovës.

“Kufijtë e vendit nuk lejohet të ndryshojnë. Një republikë e vetëshpallur nuk duhet të marrë leje që të bëhet anëtare e UEFA-s”, kishte thënë Karaxhic, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë.

Për t’u habitur ishte edhe qëndrimi i shtetit të Zvicrës, që mbahej me lojtarë të Kosovës.

Por, deklarata që edhe ndryshoi mendjen e delegatëve në kongres, ishte ajo anëtarit të zyrës ligjore të UEFA-s,  Alasdair Bell.

Bell, kishte se mos njohja e Kosovës nga OKB, nuk duhet të paraqitet si pengesë për anëtarësim në UEFA, duke shtuar se OKB nuk njeh shtetet, por shtetet njohin njëra-tjetrën.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët.

Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo” – kishte thënë britaniku Bell në fjalimin e tij para votimit për Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat