Gary Lineker u ka dhënë përgjigje gjithë kritikëve të tij për festimin e çmendur pas golit fantastik nga goditja e dënimit të Lionel Messit kundër Liverpoolit, duke thënë se ai thjesht "po lartësonte madhështinë".
Ish-futbollisti i famshëm, tashmë gazetar i BT Sport, u shfaq duke festuar dhe duke u përqafuar me Rio Ferdinand gjatë ndeshjes, që po e ndiqte nga tribuna në Camp Nou.
Shumë tifozë angleze e kritikuan, duke i kujtuar që është anglez, por Lineker, një ish-futbollist i Barcelonës, postoi një mesazh në Twitter: "Duket se kam mërzitur disa tifozë të Liverpoolit, duke lartësuar madhështinë e Messit këtë javë.
"E pranoj që ishte paksa acaruese, por si një ish-lojtar që e dashuron Barcelonën nuk do të kërkoj falje që kam kërcyer në nder të Zotit të vogël".