U lëndua ndaj Barcelonës, Keita mbyll sezonin para kohe

Futboll

U lëndua ndaj Barcelonës, Keita mbyll sezonin para kohe

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:44
Naby Keita

Mesfushori i Liverpoolit nuk do të luajë në ndeshjet e mbetura të këtij stinori.

Liverpooli dhe trajneri Jurgen Klopp kanë marrë një lajm të keq nga mjekët e skuadrës. Mesfushori, Naby Keita u lëndua në sfidën ndaj Barcelonës.

Sipas raportimeve lojtari nga Guinea ka mbyllur sezonin dhe nuk do të jetë më në dispozicion të ekipit. Një lajm i keq ky jo vetëm për skuadrën angleze, por edhe për kombëtaren e tij që po përgatitet për Kupën e Afrikës.

Liverpooli ka edhe dy xhiro për të luajtur në Premier Ligë ku shpreson ta fitojë titullin e kampionit, ndonëse e ka të vështirë pasi Manchester City mbetet favorit për të triumfuar, kurse edhe në Ligën e Kampionëve shpresat janë pakësuar, pas disfatës 3-0 nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat