Mata në mëdyshje!

Futboll

Mata në mëdyshje!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:04
Mata

Manchester United ka bërë përpjekjen e fundit për të bindur mesfushorin Juan Mata për të rinovuar kontratën. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kanë ofruar spanjollit rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon me opsion rinovimi për një sezon të dytë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë klubit, kjo është oferta e fundit që klubi bën në drejtim të Matas, i cili prej kohësh është në dilemë nëse do të qëndrojë apo jo në “Old Trafford” pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe i mbaron kontrata.

Për Matën ka shprehur interes Barcelona, që i kërkon mesfushorit të pranojë një ulje të pagës në mënyrë që të transferohet në “Camp Nou”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat