Shqiptari i treti, pas Messit e Neymarit

Futboll

Shqiptari i treti, pas Messit e Neymarit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:42
Shqiptari i treti, pas Messit e Neymarit

Në listën prej dhjetë golashënuesve më të mirë nga gjuajtja e lirë, Enis Bardhi radhitet i treti, menjëherë pas Lionel Messit të Barcelonës dhe Neymarit të Paris Saint-Germainit.

Squawka, uebsajt i famshëm për grumbullimin e statistikave, ka bërë të ditur se Enis Bardhi është futbollisti i tretë më i saktë nga gjuajtjet e lira. Kjo statistikë është nxjerrë duke i studiuar top pesë ligat e Evropës gjatë tre vjetëve të fundit, si dhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League.

Në këtë listë, lojtarët u ranguan varësisht nga numri i golave të shënuara nga gjuajtjet e lira që nga fillimi i sezonit 2016/17 dhe nga përqindja e tyre e saktësisë.

Enis Bardhi, i cili e përfaqëson Levanten dhe ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut, i ka shënuar gjashtë gola nga gjuajtja e lirë, me saktësi 17.14 për qind. Para tij radhiten vetëm Lionel Messi me 17 gola dhe Neymari me nëntë.

Top 10 golashënuesit më të mirë nga gjuajtja e lirë:

1. Leo Messi – Barcelona

Gola nga gjuajtjet e lira – 17

Përqindja e saktësisë: 12.78 %

2. Neymar – PSG dhe Barcelona

Gola nga gjuajtjet e lira – 9

Përqindja e saktësisë: 19.57 %

3. Enis Bardhi – Levante

Gola nga gjuajtjet e lira – 6

Përqindja e saktësisë: 17.14 %

4. Nabil Fekir – Lyon

Gola nga gjuajtjet e lira – 6

Përqindja e saktësisë: 14.63 %

5. Coutinho – Liverpool dhe Barcelona

Gola nga gjuajtjet e lira – 5

Përqindja e saktësisë: 26.32 %

=7. Antoine Griezmann – Atletico Madrid

Gola nga gjuajtjet e lira – 5

Përqindja e saktësisë: 17.86 %

=7. Angel Di Maria – PSG

Gola nga gjuajtjet e lira – 5

Përqindja e saktësisë: 17.86 %

8: Dries Mertens – Napoli

Gola nga gjuajtjet e lira – 5

Përqindja e saktësisë: 14.71 %

9: Simone Verdi – Napoli dhe Bologna

Gola nga gjuajtjet e lira – 5

Përqindja e saktësisë: 12.82 %

10: Aleksandar Kolarov – Roma dhe Manchester City

Gola nga gjuajtjet e lira – 5

Përqindja e saktësisë: 12.20 për qind

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat